Gazeta Sinjali sot ka raportuar se Ordinanca Stomatologjike “Dent Fix” ka paralajmëruar padi për shpifje dhe kallëzim penal për deklarim të rrejshëm ndaj mërgimtares Teuta Gashi, e cila publikisht ka akuzuar pronarin e kësaj ordinance Fehim Halitin, për ngacmim seksual, trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor dhe mosdhënie e ndihmës mjekësore.
Madje për këtë Prokuroria Themelore në Prishtinë kishte hedhur poshtë kallëzimin penal sepse “nuk ekziston dyshimi se Fehim Haliti ka kryer veprat “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”, “mosdhënia e ndihmës mjekësore” dhe “ngacmim seksual”.
Dentisti, që tanimë njihet edhe si një mik i afërt i estradës shqiptare, ka bërë një sqarim në rrjete sociale, duke i hedhur poshtë akuzat.
Lidhur me ngjarjen që bëri bujë gjithandej, kanë reaguar edhe disa nga artistët e estradës shqiptare të cilët prej vitesh ia besuan punën stomatologut të njohur.
Leonora Jakupi, Mozzik, Rina Balaj, Getinjo – janë disa prej artistëve që i dolën në mbështetje Halitit. /Gazeta Sinjali/