image “Është më keq se ç'duket, jam kurioz për memet”, Scholz publikon foton e parë pas aksidentit

Evropë

“Është më keq se ç’duket, jam kurioz për memet”, Scholz publikon foton e parë pas aksidentit

news image

Olaf Scholz ka mbuluar me një fasho të zezë syrin e djathtë pasi u rrëzua gjatë një stërvitje duke pësuar dëmtime të lehta në fytyrë.

Pas njoftimeve se ai do të anulonte të gjitha takimet e tij, kancelari gjerman në fakt ka njoftuar se do të zhvillojë sërish takimet por duke mbajtur një fasho të zezë në njërin sy.

“Jam kurioz për memet. Duket më keq se sa është,” ka shkruar ai në “X” (ish-Twitter), duke postuar një foto të tij.

Përveç fashos së zezë, në një nga fotot e shpërndara aty shihen edhe gërvishtjet rreth syrit të djathtë, rreth hundës dhe mjekrës.

/GazetaSinjali/