Olaf Scholz ka mbuluar me një fasho të zezë syrin e djathtë pasi u rrëzua gjatë një stërvitje duke pësuar dëmtime të lehta në fytyrë.
Pas njoftimeve se ai do të anulonte të gjitha takimet e tij, kancelari gjerman në fakt ka njoftuar se do të zhvillojë sërish takimet por duke mbajtur një fasho të zezë në njërin sy.
Wer den Schaden hat…
— Bundeskanzler Olaf Scholz (@Bundeskanzler) September 4, 2023
Bin gespannt auf die Memes. Danke für die guten Wünsche, sieht schlimmer aus, als es ist! pic.twitter.com/bB5INX8HnM
“Jam kurioz për memet. Duket më keq se sa është,” ka shkruar ai në “X” (ish-Twitter), duke postuar një foto të tij.
Përveç fashos së zezë, në një nga fotot e shpërndara aty shihen edhe gërvishtjet rreth syrit të djathtë, rreth hundës dhe mjekrës.