image "Është marri", gjakovari gjuan me kallash për Vit të Ri - Sinjali

“Është marri”, gjakovari gjuan me kallash për Vit të Ri

news image

Rastet janë të shpeshta kur përpos mjeteve piroteknike, qytetarët vendosin të gjuajnë edhe me armë zjarri, ndonëse kjo e rrezikon mirëqenien e qytetarëve, shkruan Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur në Gjakovë ku një i ri ka gjuajtur me armë zjarri, të llojit kallash. Madje, ai pamje nga ky veprim ka shpërndarë edhe në rrjetin social Instagram.

Ai (emri i njohur për redaksinë) mbi video ka shkruar “Urime”.

Ndërsa sinjalizuesi që i ka dërguar informacionet në redaksinë e Sinjalit ka thënë që “është marri çka po bon ky person”.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin