Rastet janë të shpeshta kur përpos mjeteve piroteknike, qytetarët vendosin të gjuajnë edhe me armë zjarri, ndonëse kjo e rrezikon mirëqenien e qytetarëve, shkruan Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë ka ndodhur në Gjakovë ku një i ri ka gjuajtur me armë zjarri, të llojit kallash. Madje, ai pamje nga ky veprim ka shpërndarë edhe në rrjetin social Instagram.
Ai (emri i njohur për redaksinë) mbi video ka shkruar “Urime”.
Ndërsa sinjalizuesi që i ka dërguar informacionet në redaksinë e Sinjalit ka thënë që “është marri çka po bon ky person”.