image Është ditëlindja e komandantit të UÇK-së, Zahir Pajazitit

Kosovë

Përvjetori/ Është ditëlindja e komandantit të UÇK-së, Zahir Pajazitit

news image

Sot është ditëlindja e komandantit të UÇK-së, Zahir Pajazitit.

Zahir Pajaziti u lind më 1 nëntor të vitit 1962 në fshatin Turuqicë të Podujevës, ndërsa ra dëshmor më 31 janar të vitit 1997 në Pestovë të Vushtrrisë.

Është një ndër themeluesit e UÇK-së dhe dëshmor i luftës së Kosovës.

Ai ra heroikisht së bashku me Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën, në një pritë të organizuar nga forcat serbe.

Zahir Pajaziti ishte një ndër komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare Kosovës.

Më 31 janar 2008, në 11 vjetorin e rënies, ish-presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu i akordoi Zahir Pajazitit dekoratën më të lartë shtetërore të Kosovës Urdhrin “Hero i Kosovës”.