image Eset Berisha i përgjigjet Qeverisë në detyrë për shkarkimin

Eset Berisha i përgjigjet Qeverisë në detyrë për shkarkimin

news image

Në një prononcim për Gazetën Sinjali, Eset Berisha ka komentuar shkarkimin nga pozita e drejtorit të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës, vendim i marrë mbrëmë nga Qeveria në detyrë e Kosovës.

Për shkarkimin e tij, Berisha paralajmëron së do t’i ndjekë rrugët ligjore.

“Do t’i mbroj të drejtat e mia përmes rrugëve ligjore, në gjykatat kompetente”, tha Berisha për Gazetën Sinjali.

Duke mos dashur të shtojë më shumë rreth shkarkimit të tij, Berisha njofton se në orën 11:00 do të organizojë një konferencë për media ku edhe do të flas gjerësisht për shkarkimin e tij.

“Në orën 11:00 do të kem një prononcim për media. I bëjë me dije se të gjitha arsyetimet që i ka ceke qeveria në vendimin e mbrëmshëm do t’i shpjegoj në konferëncën për media”, përfundoi Berisha.

Në vend të Berishës, ushtrues detyre i drejtorit të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës është emëruar Arianit Islami.

Eset Berisha ishte pjesë e delegacionit të Kosovës në Berlin që ka nënshkruar marrëveshjen për rivendosjen e një linje ajrore mes Prishtinës dhe Beogradit. /Gazeta Sinjali/