I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, në konferencë për media pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, tha se mes Kosovës dhe SHBA-ve është partneritet i palëkundshëm.
“Është një partneritet i palëkundshëm mes Kosovës dhe SHBA-së, e diskutuam për çështjet e marrëdhënieve më Serbinë, implikimet rajonale dhe rëndësinë për të vazhduar mbështetjen amerikane. Është e rëndësishme që të rreshtohen me vlerat evropiane në këtë kohë krize në kontinentin evropian. Pata dëshirë që të theksojë sërish që SHBA e mbështetin Kosovës në të gjitha aspiratat e saj euroatlantike dhe do të shohim mundësin për të pasur partneritet me republikës e Kosovës për të mundësuar një gjë të tillë”, u shpreh Escobar.
Në anën tjetër Kurti tha se me Escobar kanë diskutuar rreth partneritetin me SHBA-të, krizën energjetike dhe për procesin e dialogut me Serbinë.
“Me zotëri Escobar folëm për rëndësinë dhe peshën e raporteve tona dypalëshe. Partneritetin ndërmjet dy vendeve tona, progresin në Kosovë, ballafaqimin me krizën energjetike dhe për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, procesin e dialogut dhe rrugën përpara”, tha ai.