image Fillon mbledhja e qeverisë / Kurti shpalos raportin qeverisës për 100 ditë

Politikë

Fillon mbledhja e qeverisë / Kurti shpalos raportin qeverisës për 100 ditë

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e kabinetit qeveritar ka shpalosur punën 100 ditore. Ai ka thënë se për këto 100 ditë të qeverisjes, ata kanë miratuar 142 vendime dhe kanë kaluar projektligje, të cilat janë bazë për reformat e ardhshme, transmeton Gazeta Sinjali.   

Kurti ka thënë se suksesi më i madh i qeverisë është menaxhimi i pandemisë, ngase kanë arritur të ulin numrin e infektimeve dhe kanë ulur numrin e vdekjeve, si dhe kanë siguruar vaksinat për popullatën.

“Kur e bëmë betimin në Kuvend me 22 mars 2021, prioritet kryesor ka qenë menaxhimi i pandemisë. U zotuam se do të ndalim trendin e rritjes së infektimeve dhe do të kthejmë mbrapsht numrin e vdekjeve dhe të sigurojmë vaksinat. Kur erdhëm në Qeveri kishim 781 raste me infektime të reja dhe me 17 vdekje, kurse sot kemi 9 raste të reja dhe asnjë vdekje. Poashtu, nuk kishte kontrata të nënshkruar për vaksinat. I siguruam vaksinat dhe arritëm që të fusim nën kontroll pandeminë” ,ka thënë Kurti. /GazetaSinjali/