Emisari i Posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i pyetur rreth deklaratës së ambasadorit amerikan në Beograd, Christopher Hill, i cili tha se “nuk di nëse mund ta konsiderojë ShBA Kurtin partner”, u shpreh se Kurti “nganjëherë është partner i zahmetshëm*, por gjithsesi partner”.
Escobar shtoi se edhe Kosova edhe Serbia janë partnerët e tyre dhe duan të kenë marrëdhënie të mira me të dyja palët.
“Më duhet këtë ta bëj të qartë – zoti Kurti është partner i yni. Nganjëherë është partner i vështirë, por gjithsesi partner. Kosova është partneri i ynë. Serbia është partneri ynë. Andaj, edhe në të ardhmen, ne duam të përdorim marrëdhëniet e mira që kemi me Kosovën, dhe marrëdhëniet në përmirësim që kemi me Serbinë, për të gjetur mënyra ndërsjelltazi të pranueshme dhe përfitiuese në mënyrë që të dyja të mund të jenë pjesë e Bashkimit Evropian. Por, jo vetëm kaq, por që të dyja të hapin dyert e intregrimit për tërë rajonin. Kështu që ne duam të përdorim marrëdhëniet tona të mira për të ndihmuar në ndërmjetësim në të ardhmen”, ka thënë Gabriel Escobar në një intervistë për Institutin për Politika dhe Ekonomi të Evropës Juglindore.