image Escobar në Senat: Qeveria Kurti të angazhohet në dialog, e kemi bërë të qartë se kërkohet kompromis

Politikë

Escobar në Senat: Qeveria Kurti të angazhohet në dialog, e kemi bërë të qartë se kërkohet kompromis

news image

Emisari Special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka përmendur Qeverinë Kurti në raportimin e tij në Nënkomisionin për Evropën dhe Bashkëpunimin Rajonal të Sigurisë në kuadër Komisionit për Punë të Jashtme në Senatin amerikan.

Escobar ka thënë se Qeveria duhet të angazhohet plotësisht në dialog, e për këtë thotë se ambasadori i ri amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ua ka bërë të qartë se kërkohet kompromis.

“Presim nga Qeveria e Kosovës të angazhohen plotësisht në bisedimet e ndërmjetësuara nga BE-ja dhe t’i shohin ato si negociata të vërteta për të arritur qëllimin kryesor që është njohja e ndërsjellë me Serbinë, njohja nga pesë shtetet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën dhe anëtarësimin në të gjitha organizatat ndërkombëtare që ata duan të anëtarësohen”.

“Kjo do të kërkojë kompromis dhe ne kemi qenë shumë të qartë. Ambasadori ynë i ri, Jeff Hovenier, e ka bërë këtë shumë të qartë gjatë takimeve të tij të para me qeverinë (e kryeministrit Albin) Kurti dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë”, tha ai.

/GazetaSinjali/