image Escobar: Marrëveshja e Ohrit i kërkon Serbisë që ta njohë sovranitetin e Kosovës dhe integritetin e saj territorial

Politikë

Escobar: Marrëveshja e Ohrit i kërkon Serbisë që ta njohë sovranitetin e Kosovës dhe integritetin e saj territorial

news image

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka nisur raportimin e tij në Komitetin për Punë të Jashtme.

Ai duke paraqitur raportin për Ballkanin Perëndimor, ka folur për situatën në Kosovë dhe raportin e saj me Serbinë.

Për Escobar, marrëveshja e arritur në Ohër më 18 mars në mes të Kosovës dhe Serbisë paraqet një mundësi të madhe për të dyja palët.

“Marrëveshja e Ohrit siguron mundësi për të dyja vendet, për të krijuar një marrëdhënie paqësore dhe hapjen e një dere drejt integrimit evropian. Marrëveshja kërkon njohjen e Kosovës nga Serbia. Njohjen e simboleve, diplomat, targat. Kosovës marrëveshja ia kërkon zbatimin e marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe”, është shprehur Escobar.

“Besoj që të dyja vendet duhet të angazhohen për këtë pa kushte. Ne angazhohemi që të dyja palëve t’ua kujtojmë obligimet në mënyrë që të kemi progres të dukshëm gjatë këtij vitit”.

Masat ndaj Kosovës, Escobar ka thënë se refuzon t’i quajë sanksionet, derisa ka përmendur se e vetmja gjë me të cilën nuk është pajtuar ShBA-ja ka qenë dërgimi me polici i kryetarëve në katër komunat veriore.

“Do të punojmë për realizimin e planit trepikësh”, ka thënë ai duke folur për rrugën përpara si dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri.

/GazetaSinjali/