image Escobar: Është e drejtë e Kosovës të aplikojë reciprocitetin

Politikë

Escobar: Është e drejtë e Kosovës të aplikojë reciprocitetin

news image

Zëvendësndihmës sekretari amerikan për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Gabriel Escobar në një audio-konferencë me gazetarë ka folur për situatën në Kosovë pas vendosjes së reciprociteti për targa me Serbinë.

Escobar e ka quajtur sukses të madh arritjen e marrëveshjes së sotme në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.

“Është një sukses i rëndësishëm arritja e sotme e marrëveshjes në Bruksel. Dialogu i lehtësuar nga BE-ja po ndihmon në gjetjen e zgjidhjes për të dyja vendet. Dua të falënderoj emisarin Miroslav Lajçak dhe ekipin e tij për punën e madhe që kanë bërë sot”, ka thënë Escobar.

Ndryshe, sot në Bruksel u arrit marrëveshja, e cila do të hyjë në fuqi plotësisht me 4 tetor, kur pronarët e veturave me targa të Kosovës dhe Serbisë nuk duhet të ndërrojnë targat me të përkohshme, por t’i mbulojnë simbolet shtetërore me një letër ngjitëse./GazetaSinjali/