Mëngjesin e kësaj të diele emisari amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar dha një intervistë për BBC Radio ku foli për situatën e fundit në veri të vendit dhe veprimet e mëtutjeshme të Serbisë e Kosovës.
Escobar tha se kjo situatë në veri ka qenë shqetësuese, duke i bërë përgjegjëse të dyja palët, Kosovën e Serbinë, e më pas shtoi dhe se dy shtetet duhet të shmangin tensionet.
Ndërsa, ai e përsëriti dy herë fjalën urgjentisht, kur kërkoi themelimin e Asociacionit.
“Kurti duhet të tërheqë policinë nga objektet komunale, dhe urgjentisht, urgjentisht të fillojë punën për punën e Asociacionit”, tha Escobar.