image Escobar dhe Lajçak takohen edhe me Listën Serbe

Politikë

Escobar dhe Lajçak takohen edhe me Listën Serbe

news image

Përfaqësuesi special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, kanë vazhduar takimet e tyre ku së fundmi janë takuar edhe me krerët e Listës Serbe.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Lista Serbe, të cilët kanë përmendur veçanërisht implementimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Presidenti i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka përmendur se Marrëveshja e Brukselit është e qartë dhe se qytetarët serbë kundërshtojnë qëllimet e Prishtinës për të minimizuar obligimet e tyre sa i përket juridiksionit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, si dhe obligimet e tjera të arritura bazuar në marrëveshje, si ato në fushën e drejtësisë, energjisë, për diploma”, thuhet në njoftimin e tyre.

Po ashtu, Lista Serbe ka kërkuar mbrojtje për serbët, për pronat e tyre dhe po ashtu pronën e Kishës Ortodokse Serbe.

“Në të njëjtën kohë i është kërkuar komunitetit ndërkombëtar për t’u angazhuar që të parandalojë lëvizje të njëanshme të Prishtinës që po rrezikojnë sigurinë, paqen dhe bashkëjetesën në këto zona”, thuhet në njoftim të Listës Serbe. /GazetaSinjali/