image Erolld Belegu konfirmon aksidentin e vajzës

Kosovë

Erolld Belegu konfirmon aksidentin e vajzës

news image

I kontaktuar nga Gazeta Sinjali, këshilltari politik i kryeministrit në dorëheqje Ramush Haradinaj, Erolld Belegu, ka treguar se vajza e tij Tea ndodhet në spital prej lëndimeve që ka marrë mbrëmë nga aksidenti që ndodhi ndërmjet katër veturave në Rrugën e Kombit.

Blogerja e njohur kosovare, Tea Belegu, mbrëmë është përfshirë në një aksident të rëndë trafiku. Gazeta Sinjali ka kontaktuar babain e saj Erolldin për të kuptuar rreth gjendjes së saj.

Belegu tha se një veturë me targa të Zvicrës ka dalë në shiritin e kundërt duke tejkaluar në vijë të plotë.

“Policia ka thënë se një veturë me targa të Zvicrës ka dalë në shirtin e kundërt në vijë të plotë dhe janë goditur tri vetura rend. Vetura e Teas është rrokullisur dy-tri herë, ka marrë lëndime trupore vajza dhe për momenti është në spital”, tha Belegu për Gazetën Sinjali.

Ai tha se Tea ka pësuar shqyerje të gjurit dhe lëndime tjera ndërsa është jashtë rrezikut për jetë.

“Personat e tjerë të përfshirë në aksident, janë lënduar më pak”, përfundoi ai.

Ndryshe, aksidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:30, konkretisht në aksin rrugor Milot-Rrëshen në Rrugën e Kombit.

Më shumë rreth këtij aksidenti KËTU. /Sinjali/