Këngëtari i njohur kosovar, Ermal Fejzullahu sot nuk e ka nisur ditën mjaft mirë, pasi artisti është sëmurë dhe për këtë i është dashur të marrë edhe një serum.
Ka qenë vetë Ermali që ka ndarë në Instagram një foto nga shtëpia e tij, teksa mjekohej.
Ermali nuk ka treguar se çfarë saktësisht ka, por që vazhdoi të ndajë pamje të tjera me ndjekësit e tij.
Kujtojmë se këngëtari është mjaft i angazhuar gjatë sezonës së verës me koncertet e tij në vende të ndryshme të botës.