image Ermal Fejzullahu shfaqet i lumtur përkrah bashkëshortes

Bota e Yjeve

Ermal Fejzullahu shfaqet i lumtur përkrah bashkëshortes

news image

Këngëtari i njohur shqiptar, Ermal Fejzullahu së fundmi ka publikuar një fotografi të bukur me bashkëshorten, Arianën.

Këngëtari këtë imazh e ka publikuar në rrjetin social Instagram, ku numëron mbi 461 mijë ndjekës.

Lumturia është rrugës”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë, ku shihet me bashkëshorten e cila është ulur në prehërin e këngëtarit.

https://www.instagram.com/p/B1qUaYkBcEe/

Ermali dhe Ariana nga martesa e tyre 10-vjeçare kanë tre fëmijë, Artin, Bunën dhe Erës si dhe janë në pritje të fëmijës së katërt.

https://www.instagram.com/p/BxmRFwKBo-Y/

Këngëtari nuk heziton që herë pas here të publikojë fotografi me bashkëshorten dhe fëmijët, duke shkruar fjalët më të mira për ta.

Ndryshe, Ermali është duke shijuar suksesin e këngës së fundit “M’ke harru” në bashkëpunim me Ledri Vulën. Kënga është publikuar më 8 gusht dhe deri më tani numëron mbi tre milionë klikime në kanalin Youtube./Sinjali/