Këngëtari i njohur shqiptar, Ermal Fejzullahu së fundmi ka publikuar një fotografi të bukur me bashkëshorten, Arianën.
Këngëtari këtë imazh e ka publikuar në rrjetin social Instagram, ku numëron mbi 461 mijë ndjekës.
“Lumturia është rrugës”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë, ku shihet me bashkëshorten e cila është ulur në prehërin e këngëtarit.
Ermali dhe Ariana nga martesa e tyre 10-vjeçare kanë tre fëmijë, Artin, Bunën dhe Erës si dhe janë në pritje të fëmijës së katërt.
Këngëtari nuk heziton që herë pas here të publikojë fotografi me bashkëshorten dhe fëmijët, duke shkruar fjalët më të mira për ta.
Ndryshe, Ermali është duke shijuar suksesin e këngës së fundit “M’ke harru” në bashkëpunim me Ledri Vulën. Kënga është publikuar më 8 gusht dhe deri më tani numëron mbi tre milionë klikime në kanalin Youtube./Sinjali/