image Ermal Fejzullahu: Kam pasur sulm paniku në një dasmë

Bota e Yjeve

Ermal Fejzullahu: Kam pasur sulm paniku në një dasmë

news image

I njohur e i dashur për publikun, Ermal Fejzullahu tash e një kohë është ndër më të kërkuarit e eventeve familjare, shkruan Gazeta Sinjali.

Ermali ka të mbushur me data e rezervime tërë sezonin veror, duke i nderuar familjet me prezencën e tij në gëzimet familjare.

Ndodhë që në të shpeshtat organizime të ketë edhe ngjarje jo të këndëshme, madje pjesë e një të tille kishte edhe Ermali.

Gjatë fillimit të performancës në një dasmë, këngëtari nuk e kishte ndjerë veten mirë.

Ermali në një emision ka treguar se i kishte kërkuar djemve të restorantit ta dërgonin në spital, dhe pas gjashtë muajsh ekzaminime rezultoi se ai kishte pësuar një sulm paniku.

Kujtojmë se Ermali po vazhdon të jetë mirë me shëndet dhe po sjell shumë projekte të mira, siç erdhi së fundmi bashkëpunimi me Filloreta Raçin, i titulluar “Përjetësi” . /Gazeta Sinjali/