image Eriksen mbërrin në Milano, pritet zyrtarizimi si lojtar i Interit

Futboll

Sport/ Eriksen mbërrin në Milano, pritet zyrtarizimi si lojtar i Interit

news image

Futbollisti i njohur danez, Christian Eriksen ka mbërritur në Milano, ku do t’i bëjë edhe testet mjekësore te skuadra e Interit, kështu duke përfunduar trasnferimin prej 20 milionë eurove nga Tottenham Hotspur.

Eriksen në Milano mbërriti me një avion privat, ku në aeroport u përshëndet nga menaxheri i skuadrës, Mattia Tagliacarne dhe shumë gazetarë.

Eriksen është përforcimi i tretë për Interin nga Premierliga në afatin kalimtar të janarit, pas Ashley Young nga skuadra e Manchester Unitedit dhe Victor Moisiut nga Chelsea./Gazeta Sinjali/