Futbollisti i njohur danez, Christian Eriksen ka mbërritur në Milano, ku do t’i bëjë edhe testet mjekësore te skuadra e Interit, kështu duke përfunduar trasnferimin prej 20 milionë eurove nga Tottenham Hotspur.
Eriksen në Milano mbërriti me një avion privat, ku në aeroport u përshëndet nga menaxheri i skuadrës, Mattia Tagliacarne dhe shumë gazetarë.
Eriksen është përforcimi i tretë për Interin nga Premierliga në afatin kalimtar të janarit, pas Ashley Young nga skuadra e Manchester Unitedit dhe Victor Moisiut nga Chelsea./Gazeta Sinjali/