image Eriksen flet nga spitali: Unë nuk dorëzohem, jam gati për t'u stërvitur

Futboll

Eriksen flet nga spitali: Unë nuk dorëzohem, jam gati për t’u stërvitur

news image

Christian Eriksen shokoi botën e futbollit, me rastin që i ndodhi në fushën e blertë gjatë ndeshjes ku po luante me Danimarkën e tij ndaj Finlandës për EURO 2020.

29-vjeçari i falënderoi tifozët dhe u zotua se do të luftojë për t’u rikthyer.

“Faleminderit, nuk do të dorëzohem. Tani ndihem më mirë, por dëshiroj ta kuptoj se çfarë ndodhi”, tha Eriksen për Gazzetta dello Sport.

“Dua t’i falënderoj të gjithë për gjithçka që kanë bërë për mua”, shtoi ai.

Ai ndihej i lumtur sepse pa përreth shumë njerëz që treguan dashuri ndaj tij. Atij i kanë ardhur shumë mesazhe nga e gjithë bota, jo vetëm nga shokët e skuadrës, por edhe nga tifozët”.

Si jeni? E ndjej që jeni më keq se unë. Unë nuk dorëzohem, jam gati për t’u stërvitur”, ishte biseda e lojtarit të Interit me shokët e kombëtares. 

Ndërsa menaxheri i Eriksenit, Martin Schoots, ka thënë: “Ai duhet të pushojë tani. Me të janë bashkëshortja e tij dhe prindërit. Ai do të vëzhgohet. Por ai dëshiron t’i mbështesë bashkëlojtarët kundër Belgjikës”./Gazeta Sinjali Sporti/