image Eriksen dhe mjekët që i shpëtuan jetën marrin një ftesë nga UEFA për ta shikuar finalen e EUROs

Futboll

Eriksen dhe mjekët që i shpëtuan jetën marrin një ftesë nga UEFA për ta shikuar finalen e EUROs

news image

Mesfushori i Danimarkës dhe Interit, Christian Eriksen mund të jetë pjesë e finales së kampionatit evropian edhe nëse Danimarka eliminohet kundër Anglisë, përcjellë Sinjali Sport.

Futbollisti danez është ftuar nga UEFA për të qenë në Londër me datë 11 korrik, të dielën, kur të luhet edhe finalja. Sigurisht që arsyeja është episodi në ndeshjen që skandinavët luajtën kundër Finlandës ku Eriksen pësoi atak në zemër.

Së bashku me Eriksenin të ftuar janë edhe 6 mjekët dhe pjesëtarët e tjerë që i shpëtuan jetën numrit 10. Ende këta të fundit nuk kanë kthyer përgjigje, por aktualisht Eriksen ndodhet në shtëpinë e tij ku po merr veten nga ajo ngjarje e cila shikoi mbar opinionin futbollistik.  /Gazeta Sinjali Sporti/