image Erërat në Istog shkaktojnë mbi 1.5 milion euro dëme, komuna kërkon ndihmë nga qeveria

Njoftim/ Erërat në Istog shkaktojnë mbi 1.5 milion euro dëme, komuna kërkon ndihmë nga qeveria

news image

Komuna e Istogut ka njoftuar se erërat e forta kanë shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturë, bujqësi, shkolla e objekte shëndetësore.

Pas krijimit të komisioneve, vlerësimet për dëme janë deri në 1 milion e 500 mijë euro.

“Dëmet më të mëdha janë në sektorin e bujqësisë sidomos në sera dhe stalla që kapin vlerën prej 622 mijë euro, dëmet në objektet e arsimi janë 162 mijë euro ku përfshihen shkollat fillore dhe të mesme të komunës së Istogut. Në ndërtesa publike komunale janë 115,000 euro dëme ,në infrastrukturë rrugore dëmet janë 40,000 euro si në shenja të emërtimit të rrugëve, shenja të komunikacionit, sistemi i kamerave dhe ndriçimit publik. Në objektet shëndetësore dëmet janë 14,000 euro ku përfshihen QKMF-Istog, QMF-Banjë, QMF-Vrellë, AMF-Kaliqan. Deri më tani në komunë janë lajmëruar mbi 800 persona për dëme në objekteve private, ku konsiderohen mbi gjysmë milioni euro dëme të shkaktuara”, thuhet në njoftimin e Komunës së Istogut.

Komuna thotë se mundësitë buxhetore janë minimale për kompensimin e këtyre dëmeve dhe se pret mbështetjen e Qeverisë së Kosovës për kompensimin e dëmeve./Gazeta Sinjali/