image Erdogani shënjestron Makronin: Do të keni probleme me mua, mos u ngatërroni me Turqinë

Botë

Erdogani shënjestron Makronin: Do të keni probleme me mua, mos u ngatërroni me Turqinë

news image

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan ka vënë në shënjestër udhëheqësin e Francës, Emanuel Makronin, pas kritikave franceze në lidhje me aktivitetet detare turke në Mesdheun lindor që kanë ndezur tensionet me Greqinë dhe Bashkimin Evropian.

Në një fjalim të mbajtur të shtunën, presidenti turk pretendoi se homologu i tij francez ishte në shënjestër të tij, raporton AP, transmeton Gazeta Sinjali.

“Ju do të keni shumë më tepër probleme me mua”, tha Erdogan, duke shtuar, “mos u ngatërroni me kombin turk dhe Turqinë”.

Të premten, Makron tha se Evropa duhet të jetë “e qartë dhe e vendosur” me qeverinë e Erdoganit dhe mbi veprimet e saj.

Franca dhe Turqia, të dy anëtare të NATO-s, kanë qenë në mosmarrëveshje rreth një ndalim armësh për Libinë dhe lidhur me situatën në Mesdheun lindor, ku Parisi po mbështet Greqinë dhe Qipron, të cilët thonë se Turqia po kërkon naftë dhe gaz në ujërat e tyre. Turqia thotë se ka të drejta të barabarta për burimet në ato ujëra.

Erdogan gjithashtu tha se Franca nuk ka të drejtë të kritikojë Turqinë, duke marrë parasysh rekordin e saj kolonial./Gazeta Sinjali/