Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka paralajmëruar se do t’i kthejë përgjigje, presidentit të SHBA-së, Donald Trump, lidhur me letrën e datës 9 tetor, në të cilën kreu i Shtëpisë së Bardhë i kishte bërë thirrje Erdoganit të mos bëhej budalla dhe njeri i vështirë.
Kreu i shtetit turk ka thënë se ajo letër “nuk ka qenë në përputhje me mirësjelljen diplomatike dhe politike. Ne nuk do ta harrojmë këtë mungesë respekti”, citohet të ketë thënë Erdogan, shkruan The Indepedent.
Megjithatë tutje ka shtuar se një temë e tillë nuk është prioritet aktualisht për të, dhe se ka paralajmëruar që kur të vijë koha do të marrin hapat e nevojshëm.
“Kjo nuk është një prioritet për ne. Por kur të vijë koha, ne do të bëjmë me dije se do t’i marrim hapat e nevojshëm”, ka thënë tutje Erdogan, përgjatë një vizite në Stabmoll.
Në letrën e 9 tetorit Trump i kishte kërkuar Erdoganit që të nënshkruajë një marrëveshje me kurdër e Sirisë dhe e kishte kërcënuar që mbase do t’ia shkatërronte edhe ekonominë.
Megjithatë menjëherë pas tërheqjes së trupave amerikane, në ditën kur Trump i kishte dërguar letrën, Erdogan kishte nisur ofensivën ushtarake në Siri.
Një gjë e tillë ka bërë që zv.presidenti amerikan, Mike Pence, të udhëtojë nga Washgintoni për në Ankara, ku edhe bindi Erdoganin që të ndërpresë sulmet ushtarake për disa ditë.