image Erdogan: Turqia nuk mbështet aneksimin e Krimesë

Botë

Erdogan: Turqia nuk mbështet aneksimin e Krimesë

news image

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, përsëriti në një konferencë për shtyp me homologun e tij nga Ukraina, Volodymyr Zelensky në Ankara, se vendi i tij nuk e njeh aneksimin e paligjshëm të Krimesë.

“Turqia nuk e ka pranuar dhe nuk do ta pranojë aneksimin e paligjshëm të Krimesë. Tatarët e Krimesë janë vëllezërit tanë dhe ata janë një element i rëndësishëm i lidhjeve humanitare dhe historike midis Turqisë dhe Ukrainës, “tha Erdogan./Sinjali/