image Erdogan: Turqia dhe Shqipëria si aleate të NATO-s do të vazhdojnë bashkëpunimin për Ballkanin Perëndimor

Shqipëri

Erdogan: Turqia dhe Shqipëria si aleate të NATO-s do të vazhdojnë bashkëpunimin për Ballkanin Perëndimor

news image

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se bashkëpunimi me Shqipërinë është shumë dimensional dhe vazhdon të zhvillohet.

Ai, në një konferencë të përbashkët me kryeministrin shqiptar Edi Rama, ka theksuar se me takimin e sotëm dhe marrëveshjet e nënshkruara në fusha të ndryshme e kanë konfirmuar vendosshmërinë për të ngritur edhe në një nivel më të lartë marrëdhëniet mes dy shteteve.

“Jam i kënaqur që e mirëpres Ramën dhe kabinetin e tij, ju uroj mirëseardhjen edhe një herë në praninë tuaj. Vitin e kaluar festuam 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, bashkëpunimi ynë shumë dimensional vazhdon të zhvillohet në kuadër të partneritetit strategjik që ne kemi shpallur në vitin 2021”.

“Sot në mbledhjen e parë të këshillit tonë konfirmuam edhe një herë vendosshmërinë për të ngritur në një nivel më të lartë marrëdhëniet tona. Theksova edhe një herë rëndësinë që Turqia i jep zhvillimit të Shqipërisë, mbështetjen e rritjes së mirëqenies së popullit shqiptar, me marrëveshjet që nënshkruam përforcuam bazën juridike të bashkëpunimit tonë”.

“Volumi tregtar ka arritur në një miliardë dollarë, objektivi ynë është ta dërgojmë në dy miliardë dollarë dhe përcaktuam këtë si objektiv. Kam besim se me përpjekjet e sektorit tonë privat do ta arrijmë këtë shifër në një kohë shumë të shkurtër. Turqia është një prej pesë investitorëve më të mëdhenj në Shqipëri”, ka thënë Erdogan.

Erdogan ka thënë se si dy shtete aleatë të NATO-s do të vazhdojnë bashkëpunimin e tyre lidhur me Ballkanin Perëndimor.

“Turqia dhe Shqipëria janë dy vende që kanë kontribuuar në vendosjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Si dy shtete aleate të NATO-s do të vazhdojmë bashkëpunimin tonë në lidhje me  për Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Erdogan.

/GazetaSinjali/