Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka njoftuar të mërkurën se forcat e vendit kishin kapur të afërm të shumëfishtë të liderit të vrarë të ISIS-it, Abu Bakr al-Bagdadi, duke përfshirë një nga gratë e tij.
Sipas mediave të huaja, gjatë një fjalimi në Ankara, presidenti turk njoftoi arrestimin e njërës nga gratë e Baghdadit dhe konfirmoi raportet e mëparshme se motra dhe kunati i terroristit gjithashtu ishin marrë në arrest nga Turqia.
Zyrtarët turq thanë se arrestuan motrën më të madhe të Bagdadi, Rasmiya Awad, të hënën. Ajo ishte me burrin e saj dhe pesë fëmijët kur u mor në arrest.
Bagdadi, thotë Associated Press, përcjell Telegrafi, dihej se kishte katër gra.
Erdogan në fjalimin e tij të martën nuk dha detaje të tjera në lidhje me të arrestuarit, por ai duket se thumboi të drejtues të SHBA-së, duke theksuar se Turqia “nuk bëri bujë” pasi kapi treshen.
“Shtetet e Bashkuara thanë që Bagdadi vrau veten në një tunel. Ata filluan një fushatë komunikimi në lidhje me këtë”, tha Erdogan të mërkurën. “Por, unë po e njoftoj për herë të parë këtu: Ne kapëm gruan e tij dhe nuk bëmë bujë si ata. Në mënyrë të ngjashme, ne gjithashtu kapëm motrën dhe kunatin e tij në Siri”.
Ndryshe, Baghdadi u vra në Siri në fund të tetorit në një bastisje të kryer nga trupat amerikane./Gazeta Sinjali/