image Erdogan premton se do ta ulë inflacionin për katër për qind

Evropë

Erdogan premton se do ta ulë inflacionin për katër për qind

news image

Presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan, ka thënë se ai edhe më herët e kishte ulur inflacionin e Turqisë për katër për qind, duke thënë se këtë gjë do ta bëjë sërish, pasi çmimet vjetore janë rritur deri në 21 për qind, për shkak se ra vlera e lirës, shkruan Reuters.

Erdogan ka thënë se politika e re e bazuar në normat e ulëta të interesit ishte pjesë e një “lufte të suksesshme për pavarësi ekonomike”.

Por shumica e ekonomistëve në Turqi atë e quajnë të pamatur dhe parashikojnë që inflacioni do të rritet më shumë se 30 për qind vitin e ardhshëm.

Lira ka pasë një rekord të uljes prej 17 për qind më pak se dollari amerikan, të premten. Këtë vit lira e  kishte nivelin më ulët të vlerës së saj me 55%, duke përfshirë këtu edhe 37 për qindëshin e fundit të cilat i ka humbur ditët e fundit.

Inflacioni në vitin 2011 kishte rënë për 4%, përpara se të fillonte të rritej gradualisht nga viti 2017. Ndërsa, këtë vit inflacioni u rrit 21.3%.

/GazetaSinjali/