Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka paralajmëruar se grabitësit do të ndëshkohen pas raportimeve për njerëz që marrin mallra në zonat e goditura nga tërmeti.
“Ne kemi shpallur gjendjen e jashtëzakonshme”, tha ai gjatë një vizite në rajonin e prekur nga tërmeti, raporton Reuters.
“Kjo do të thotë që, që tani e tutje, njerëzit që janë të përfshirë në grabitje apo rrëmbime duhet të dinë se dora e fortë e shtetit është mbi kurrizin e tyre,” tha ai.
Të premten ai tha se kishte pasur plaçkitje në disa zona. Është e paqartë se për çfarë incidentesh të rrëmbimit të Erdoğan e kishte fjalën.
Siguria në zonën e tërmetit është vënë në fokus pasi ushtria austriake pezulloi operacionet e shpëtimit atje për shkak të asaj që zëdhënësi i saj e quajti “një situatë gjithnjë e më e vështirë sigurie”.