Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan paralajmëroi SHBA-në se vendi i tij mund të mbyllë bazën e Forcave Ajrore të përdorur nga ushtria amerikane, nëse kjo e fundit vendos sërish sanksione ndaj vendit të tij.
“Varet nga ne që të marrim vendimin për mbylljen e bazës së Ingirlik-ut për Shtetet e Bashkuara. Nëse është e nevojshme, ne do të mbyllim të dyja bazat në Ingirlik dhe Kurezik “, u shpreh tha Erdogan për televizionin “A haber”.
Kreu i shtetit turk shton se SHBA nuk duhet të ndërmarrë hapa që më pas do të ishte e pamundur të korrigjoheshin.
“Është e qartë që Turqia do t’i përgjigjet çdo sanksioni amerikan,” tha Erdogan.
Uashingtoni paralajmëroi se do të vendosë sanksione për shkak të blerjes së sistemeve raketore ruse S-400. Por autoritetet turke reaguan se mbrojtja raketore ka rëndësi për ta.