Turqia nuk do të lejojë qeverinë siriane të marrë më shumë toka në provincën Idlib.
Presidenti Erdogan shprehet për mediat, se forcat ushtarake të Sirisë po i zbrapsin qytetarët e pafajshëm të asaj province drejt kufirit të Turqisë.
Paralajmërimi i Erdogan erdhi menjëherë pas vrasjes së 8 zytarëve turq. Gjithashtu edhe ushtria turke ka ndërmarrë sulme në Idlib duke pretenduar vrasjen e 75 ushtarëve sirianë.
Por mediat në Siri nuk kanë raportuar për viktima. Është një shoqatë ndërkombëtare e cila raporton për të paktën 13 persona të vrarë gjatë kundërsulmit të Turqisë. /Gazeta Sinjali/