image Erdogan: Nga 31 dhjetori do të ketë bllokim total në Turqi

Evropë

Erdogan: Nga 31 dhjetori do të ketë bllokim total në Turqi

news image

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka njoftuar sot se një “bllokim” i plotë do të futet në vend në mbrëmjen e 31 dhjetorit, shkruan Gazeta Sinjali.

Erdogan deklaroi se urdhri për të qëndruar në shtëpi do të fillojë të zbatohet në prag të Vitit të Ri në orën 21:00 dhe do të zgjasë deri më 4 janar.

Presidenti turk u drejtua pasi të dhënat zyrtare treguan se një rekord 229 vdekje nga pasojat e virusit korona u regjistruan në Turqi, raporton Reuters.

Sipas të dhënave të qeverisë, 29.617 raste të reja të koronavirusit janë regjistruar në 24 orët e fundit.

Një total prej 1.866.345 njerëz janë infektuar me virusin korona në vend deri më tani, ndërsa 16.646 njerëz kanë vdekur, sipas faqes në internet të Worldometers. /Gazeta Sinjali/