Qeveria turke do t’i dërgojë Shteteve të Bashkuara pajisje mjekësore në ndihmë për të tejkaluar koronavirusin. Lajmi është bërë i ditur nga presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan në një fjalim ditën e djeshme.
Mësohet se pajisjet përfshijnë; maska N95, mburoja për fytyrën, maska kirurgjikale, veshje, dhe dezinfektues.
“Ne jemi krenarë të njoftojmë se Turqia do i dhurojë furnizime mjekësore Shteteve të Bashkuara, pas kërkesës së aleatit tonë të NATO-s, për ta mbështetur në luftën kundër koronavirusit,” tha drejtoria e komunikimit e presidencës turke.
Ngarkesa për në SHBA përmban 500,000 maska kirurgjikale, 40.000 veshje, 2.000 litra dezinfektues, 1.500 syze, 400 maska N95 dhe 500 mburoja të fytyrës.
Turqia ka dërguar pajisje mjekësore në 55 vende, mes tyre edhe Shqipërisë./ Gazeta Sinjali/