image Erdogan: Bisedimet e Stambollit mund të hapin rrugë për takimin Zelensky-Putin

Botë

Erdogan: Bisedimet e Stambollit mund të hapin rrugë për takimin Zelensky-Putin

news image

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se bisedimet midis negociatorëve rusë dhe ukrainas, që mbahen sot në Stamboll, mund të hapin rrugë për takimin e liderëve të Ukrainës dhe Rusisë.

Në një adresim para negociatorëve, Erdogan tha se është koha që bisedimet të japin rezultate konkrete dhe bëri thirrje për armëpushim të menjëhershëm, duke shtuar se “ndalja e kësaj tragjedie” varet nga të dy palët.

Erdogan tha se si presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ashtu edhe ai rus, Vladimir Putin, ishin “miq të çmuar”.

Presidenti turk tha se të dy palët kanë “shqetësime legjitime”, por shtoi se ka ardhur koha që bisedimet të japin rezultate konkrete.

/GazetaSinjali/