image Era Istrefi i bën “diss” Dafina Zeqirit me këngë të kopjuar?

Bota e Yjeve

Era Istrefi i bën “diss” Dafina Zeqirit me këngë të kopjuar?

news image

Era Istrefi duket se nuk e ka ndërmend të heq dorë nga thumbat për Dafina Zeqirin. Pas një periudhe në tregun internacional, Era është kthyer fuqishëm në tregun tonë muzikor, ku përpos hiteve nuk harron të lëshojë edhe “diss-e” për “armiken” e saj të deklaruar tashmë, Dafinën.

Po këtë herë çfarë bëri?

Një ditë më parë Era Istrefi lansoi bashkëpunimin e saj me reperin, Buta. Kënga quhet “5 AM”, dhe fansat besojnë që disa rreshta të saj i dedikohen Dafina Zeqirit.

“kudo që shkoj më ndjekin,
çka do që bëj e vjedhin,
muzikën dhe swagi-n”

Këto janë rreshtat që Era ia këndon Dafina Zeqirit, duke risjellë në vëmendje edhe një herë sherret e tyre për kopjim të stilit të flokëve, rrobave apo edhe aksesorëve.

Mirëpo, teksa Era krenohet se e vjedhin dhe e kopjojnë të gjithë, fansat e kanë nxjerrë zbuluar duke treguar se kënga e saj e fundit është e kopjuar.

image 223

Më saktë, vija melodike e “5 AM” në bashkëpunim me Butën është e njëjta si e këngëtares turke Alizade, në këngën e saj të publikuat një muaj më parë, e cila titullohet “Beynimi Siktin”.

Në rrjetin social TikTok, videot të cilat nxjerrin zbuluar Era Istrefin kanë bërë xhiron e rrjetit.

/GazetaSinjali/