image Enver Peci betohet si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese para Presidentes

Drejtësi

Enver Peci betohet si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese para Presidentes

news image

Pas zgjedhjes së kryetarit të Gjykatës Supreme të Kosovës nga deputetët e Kuvendit të Kosovës për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, Enver Peci sot ka dhënë betimin para Presidentes Vjosa Osmani.

Në njofitmin e Presidenës thuhet se ceremonia e betimit u bë edhe në prezencë të kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Gresa Cakaj.

Presidentja Osmani e ka uruar Pecin për angazhimin e mëtejmë në Kushtetuese dhe ka potencuar rëndësinë e integritetit dhe paanshmërisë së gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Kurse gjyqtari Peci është betuar se do t`i qëndroj besnik Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe do t`i respektoj rregullat e etikës profesionale, thuhet në njoftimin e Presidencës së Kosovës.

/GazetaSinjali/