image Enver Hoxhaj në 12 vjetorin e Pavarësisë kujton sakrificën e familjes Jashari

Kosovë

Homazhe/ Enver Hoxhaj në 12 vjetorin e Pavarësisë kujton sakrificën e familjes Jashari

news image

Deputeti Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, me rastin e 12 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, sot ka bërë homazhe në Prekaz, siç thotë ai në pikënisjen e lirisë dhe pavarësisë për të kujtuar heroizmin e Adem Jasharit dhe familjes së tij.

Me këtë rast, ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se sakrifica e familjes Jashari është treguesi më i mirë se populli i Kosovës e çmon lirinë.

“Sakrifica e familjes Jashari është treguesi më i mirë se populli i Kosovës e çmon lirinë. Lavdi e përjetshme për ta dhe për të gjitha familjet që dhanë më të dashurit e tyre që ne sot ta jetojmë lirinë dhe ta gëzojmë gjithmonë shtetin tonë. ????????”, ka shkruar Hoxhaj./GazetaSinjali/

Sot në Prekaz, në pikënisjen e lirisë dhe pavarësisë, kujtuam heroizmin e Adem Jasharit dhe familjes së tij. Vepra e…

Posted by Enver Hoxhaj on Monday, February 17, 2020