Ish-zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj, e ka lëshuar zyrën e tij për t’i liruar vendin zënvendëskryeministrit të LDK-së, Avdullah Hotit.
Hoxhaj e ka pritur në zyrën e tij Hotin për t’ia dorëzuar mandatin si zv.kryeministër.
“Sot i dorëzova detyrën Zevendëskryeministrit Abdullah Hoti. E urova për detyrën e re dhe e informova për punët e kryera dhe ato që e presin”, ka njoftuar zyrtari i lartë i PDK’së.
Hoti e Hoxhaj kanë qenë të dy pjesë e kabinetit qeveritar kur atë e drejtonte Isa Mustafa./ Gazeta Sinjali/