Trajneri i Spanjës, Luis Enrique, ka shpjeguar se si vendosi të mos e ftojë Sergio Ramosin në ekipin e tij kombëtar për Kampionatin Evropian 2020, për shkak të sezonit zhgënjyes që ai e pati me Real Madridin këtë vit.
Spanja e publikoi sot listën prej 24 futbollistëve të ftuar për Kampionatin Evropian 2020, i cili nis më 11 qershor. As Ramosi e asnjë futbollist tjetër i Real Madridit nuk është pjesë e listë.
Kjo është hera e parë në historinë e Kombëtares që Spanja shkon në një turne të madh pa e ftuar asnjë futbollist nga klubi mbretëror, i cili e mbylli sezonin 2020/21 pas asnjë trofe pas rezultateve zhgënjyese.
Enrique e shpjegoi vendimin për të mos e ftuar Ramosin, duke thënë para gazetarëve: “Ramosi nuk ka qenë në gjendje të garoj këtë sezon, ai nuk ka qenë në gjendje të stërvitë me grupin. Unë i telefonova atij mbrëmë, ishte e vështirë.”
“E kam të qartë se është vendim i komplikuar. Unë e këshillova atë të jetë vetjak dhe ta rikthejë nivelin e lartë për të luajtur për klubin e vet dhe për ekipin kombëtar”, shtoi ai.
Ramos nuk ka munguar në një turne ndërkombëtar për Spanjën që prej Euro 2004, por tani do t’i duhet ta shikojë Euro 2020 nga shtëpia.
Fituesi i Kupës së Botës mungoi në 35 ndeshje në të gjitha garat për Real Madridin në sezonin e fundit, për shkak të lëndimeve dhe koronavirusit.
Ai e operoi me sukses gjurin në janar, por luajti titullar në vetëm dy ndeshje për Realin në vitin 2021 dhe trajneri Zinedine Zidane e la rezervë në ndeshjen e fundit të sezonit në La Liga të dielën. /Gazeta Sinjali Sporti/