image Enrique: Herët a vonë kjo disfatë për Italinë duhej të vinte

Futboll

Enrique: Herët a vonë kjo disfatë për Italinë duhej të vinte

news image

Selektori, Luis Enrique, është deklaruar shumë i lumtur për fitoren e kombëtares së tij ndaj Italisë në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve.

Stufia e kuqe ka fituar ndaj Italisë në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve me rezultatin 1-2.

Pas ndeshjes Enrique u paraqit në konferencë për media ku komentoi fitoren.

Italia nuk ka humbur në 37 ndeshje dhe është kampione e Evropës në fuqi. A do të mbahet mend kjo fitore për shumë vite? “Jo, ne nuk mund të flasim në këto terma. Është një fitore e mirë, kemi arritur në finale. Herët a vonë kjo disfatë për Italinë duhej të vinte, çdo brez ka një fillim dhe një fund. Ky rekord për Italinë është diçka e jashtëzakonshme dhe ne i kemi qëndruar besnik parimeve tona të lojës, lojtarët luajtën shumë mirë “.

Si e komentoni debutimin e Gavit? “Unë nuk jam i befasuar, ai është e ardhmja e ekipit tonë kombëtar, por edhe e tashmja”, përfundoi Enrique. /Gazeta Sinjali Sporti/