image Engel: Për fat të keq Administrata Trump ka kontribuar në rrëzimin e Qeverisë Kurti

Kosovë

Engel: Për fat të keq Administrata Trump ka kontribuar në rrëzimin e Qeverisë Kurti

news image

Gjatë mbledhjes së Komitetit, udhëheqësi për Marrëdhënie me Jashtë në Dhomën e Përfaqësuesve në SHBA, Eliot Engel ka folur edhe rreth çështjeve që preokupojnë Ballkanin Perëndimor, shkruan Gazeta Sinjali.

Në këtë diskutim ka qenë e përfolur edhe Kosova, që sipas Engel, administrata e udhëhequr nga presidenti aktual, Donald Trump, në bazë të veprimeve të saj, ka kontribuar në rrëzimin e qeverisë të udhëhequr nga Albin Kurti.

Engel po ashtu ka përmendur kushtin e vendosur nga i dërguari special të SHBA-së, për dialogun Kosovë-Serbi që Kosova të heqë taksën ndaj produkteve të Serbisë dhe postimin e djalit të presidentit Trump se SHBA do t’i largojë trupat e saj ushtarak nga Kosova.

“Për fat të keq me veprimet e administratës Trump kemi kontribuuar në rrëzimin e Qeverisë së Kosovës jo shumë kohë më parë. I kemi thënë Kosovës se nuk mund të aplikojë bazën e reciprocitetin në tregti me Serbinë, që është parim themelor. Madje vendosëm edhe frena në ushtrinë mbrojtëse të vogël të Kosovës. Këto gjëra duhet të ndalin. E shpresoj që administrate e re e zgjedhur Biden të rregullojë këtë”, tha Engel. /Gazeta Sinjali/