Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dje e ka pasur paraqitjen e parë para Dhomave të Specializuara për t’u përballur me akuzat për krime lufte, shkruan Gazeta Sinjali.
Dje, teksa gjykimi i Thaçit po vazhdonte, djali i tij, Endrit Thaçi ka qëndruar para objektit të Speciales në Hagë, derisa në duar ka mbajtur flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Ai është parë në shoqëri edhe të disa personave të tjerë, ndërsa fotografia është realizuar nga agjencia e lajmeve, Associated Press.
Hashim Thaçi ka pasur dje paraqitjen e parë në seancën e Gjykatës Speciale, teksa ka deklaruar se i ka dëgjuar të gjitha akuzat dhe “i hedhë poshtë të gjitha”./Gazeta Sinjali/