image "Ende s'ka marrëveshje të arritur për targat"- Bislimi jep detaje nga takimi me Lajçakun

Politikë

“Ende s’ka marrëveshje të arritur për targat”- Bislimi jep detaje nga takimi me Lajçakun

news image

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se nuk ka marrëveshje të arritur për targat në Bruksel.

“Jemi duke biseduar, por nuk ka akoma marrëveshje”, tha Bislimi për gazetarët pas përfundimit të debatit me temën “Raporti i Zgjerimit: Çfarë ka në të për Kosovën?”.

“Takimi në Bruksel ka qenë vetëm mes meje dhe Lajçak. Çdo raportues që ka raportuar për zhvillimet në Bruksel është dezinformuar. Cdo gjë qe është raportuar në media është dezinformatë. Bislimi është takuar me Petkoviqin, Petkoviqi nuk ka udhëtuar në Bruksel”, ka thënë Bislimi.

“Pozicioni ynë është që në katër muajt e fundit kanë ndodhur katër gjëra të rëndësishme për dialogun. Me diskutimin e bërë më 17 gusht Kosova dhe Serbia janë pajtuar të diskutojnë për normalizim dhe kjo është tema e parë që diskutohet”, ka vijuar ai.

Ndryshe i dyti i qeverisë këtë javë ka qenë në Bruksel.

Për vizitën e Bislimit në Bruksel, emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka shkruar dje në llogarinë e tij në ‘Twitter’.

Ai ka thënë se me Bislimin ka diskutuar për situatën aktuale të krizës në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.

“Në mënyrë të veçantë për çështjen e targave të automjeteve”, deklaroi Lajçak, duke bërë thirrje për gjetjen e një zgjidhjeje.

/GazetaSinjali/