image Ende pa kaluar 24 orë, dy persona deponuan para të falsifikuara në bankat TEB dhe NLB

Siguri

Ende pa kaluar 24 orë, dy persona deponuan para të falsifikuara në bankat TEB dhe NLB

news image

Kohëve të fundit në Kosovë, përveç numrit të shtuar të rasteve të vjedhjeve, thuajse çdo ditë raportohen edhe raste të falsifikimit të parasë, të cilat gjithnjë kryhen në shuma prej 50 euro e më lart, shkruan Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali mëson se një ndër rastet e falsifikimit të parasë ka ndodhur para dy ditësh, në Fushë Kosovë, në bankën TEB, ku menaxheri i kësaj banke ka raportuar në polici se një person ka deponuar një kartmonedhë në vlerë prej 100 euro dhe ka rezultuar të jetë e falsifikuar.

Ndërsa një ditë më vonë, ka ndodhur edhe një rast i falsifikimit të parasë, mirëpo kësaj radhe banka, e cila u dëmtua nga ky veprim ishte banka NLB në Gjilan, ku është deponuar kartëmonedha në vlerë rreth 100 euro dhe ka rezultuar të jetë e falsifikuar.

Njësitet përkatëse i kanë konfiskuar kartëmonedhat dhe i kanë hapur hetimet lidhur me këto rast.

/Gazeta Sinjali/