image Ende nuk dihet se kur do të mbërrijnë refugjatët afganë në Kosovë

Kosovë

Ende nuk dihet se kur do të mbërrijnë refugjatët afganë në Kosovë

news image

Institucionet e Kosovës ende nuk kanë njoftuar se kur pritet të arrijnë në Kosovë refugjatët afganë.

Për raportimet se një pjesë e tyre kanë arritur mbrëmë në Kosovë, zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, e ka demantuar një gjë të tillë.

Gara ka thënë se në Aeroportin e Prishtinës nuk ka arritur asnjë aeroplan me refugjatë afganë dhe se nuk ka asnjë paralajmërim për ardhjen e tyre.

 “Në ANP ‘Adem Jashari’ nuk është paralajmëruar asnjë ardhje me refugjatë afganë. Porsa të ketë diçka të tillë do të njoftojmë”, ka thënë ajo KP.

Kosova ka dy qendra të azilkërkuesve, një në Magurë të Lipjanit dhe një në fshatin Vranidoll të komunës së Prishtinës.

Këto dy qendra kanë kapacitet të vogël dhe në kushte optimale mund të pranojnë jo më shumë se deri në 100 persona.

Parku i Inovacionit dhe i Trajnimeve në Prizren, është përmendur si vend i mundshëm i strehimit i cili në të kaluarën kishte shërbyer si kamp ushtarak gjerman.

Gjithashtu është përmendur edhe Qendra Studentore në Prishtinë, por që është kundërshtuar nga Parlamenti Studentor, duke thënë se 4 mijë studentë mund të mbesin jashtë.

/GazetaSinjali/