Ekipi italian A.C Milan, dëshiron që ta mbaj ende Zlatan Ibrahimovicin edhe në vitin e ardhshëm por që ende nuk dihet nëse ky i fundit vendos që të luaj për këtë ekip, shkruan Sporti në Sinjali.
Suedezi ka realizuar sivjet 15 gola në të gjitha garat, edhe pse gati sa nuk ishte pensionuar nga futbolli profesional gjatë verës.
“Zlatan është i lumtur me ne dhe mendoj që gjëja më e mirë për këtë ekip është që lojtarët janë të lumtur”, ka thënë Pioli për Sky Sports Italia.
“Ai është i lodhur, por ju nuk mbeteni në këtë nivel për kaq gjatë nëse nuk i rrini gati vetes”, shtoi tutje./Gazeta Sinjali/