image Enca tregon se cili është mashkulli ideal për të

Bota e Yjeve

Showbiz/ Enca tregon se cili është mashkulli ideal për të

news image

Enca Haxhia është njëra ndër këngëtaret më të përfolura shqiptare.

Artistja së fundmi ka vendosur që t’i përgjigjet disa nga pyetjeve të ndjekësve, pasi që ka kohë të lirë, transmeton Sinjali.

Një pyetje që i intereson shumë publikut është edhe ajo se cili është mashkulli ideal për Encën, e që këtë nuk ka hezituar ta tregojë këngëtarja.

Suportiv, inteligjent, icik artist patjetër, të paktën në zemër, punëtor, i edukuar, besnik, me sens humori, i papërtuar, dikush që më sjell paqe” është përgjigjur ajo, duke treguar se një i tillë nuk ekziston.

Kujtojmë që Enca është duke shijuar suksesin e këngës së fundit “Jealous” që e ka publikuar në muajin korrik. Kënga deri më tani numëron mbi tre milionë klikime në kanalin Youtube./Sinjali/